2015-04-10 14:08:00

Papa Françesku presidentit të Gjeorgjisë: t’i mbështesim të varfrit


Papa Françesku priti sot paradite në Audiencë Presidentin e Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, i cili më pas u takua edhe me zëvendës-sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Anntoine Camilleri. “ Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton Salla e Shtypit e Vatikanit – u vlerësua përforcimi i marrëdhënieve bilaterale dhe u thelluan disa tematika me interes të përbashkët, me një vëmendje të veçantë ndaj kontributit pozitiv të Kishës lokale të vendit në fushën e aktivitetit humanitar e atë të edukimit. Në vijim të bisedimeve, u shpreh shqetësimi për tensionet që interesojnë rajonin dhe u nënvizua rëndësia e respektimit të plot të legalitetit ndërkombëtar. Të dy palët urojnë që çdo zgjidhje e krizës të kërkohet përmes negociatave paqësore ndërmjet Palëve të interesuara. Së fundi, u theksua edhe puna që Gjeorgjia ka bërë kohëve të fundit për afirmimin e rolit të saj në kontinentin evropian”.
Papa Françesku i dhuroi Presidentin Margvelashvili një medalje me figurën e Shën Martinit që e mbulon një të varfër me mantelin e vet. Është kjo një dhuratë – tha Papa Françesku – që më pëlqen t’ua dhuroi kryetarëve të Shteteve sepse janë të thirrur prej Zotit t’i mbulojnë të varfrit e t’i mbrojnë popujt e tyre. 








All the contents on this site are copyrighted ©.