2015-04-09 14:03:00

Papa priti presidentin e Sllovakisë: dinjiteti njeriut dhe Lindja e Mesme në qendër të bisedimeve


Papa Françesku priti sot paradite në Audiencë Presidentin e Republikës së Sllovakisë Andrej Kiska, i cili më pas u takua edhe zëvendës-Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Antoine Camilleri. Gjatë bisedimeve të përzemërta, zhvilluar me rastin e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë e asokohe Republikës Federale  Ceke e Sllovake, më 19 prill 1990 e më vonë, të udhëtimit të Papës Shën Gjon Palit II në Vend, u vlerësuan “marrëdhëniet e mira bilaterale, që janë përforcuar nga Marrëveshja në fuqi dhe dialogu i frytshëm ndërmjet Kishës e Autoriteteve civile” në Sllovaki. Në vijim të bisedimeve, njofton një deklaratë e Sallës së Shtypit të Vatikanit, u fol “rreth gjendjes aktuale ndërkombëtare, me një vëmendje të posaçme ndaj sfidave që prekin disa vise të botës, në mënyrë të veçantë Lindjen e Mesme, e për rëndësinë e mbrojtjes së dinjitetit të qenieve njerëzore”.








All the contents on this site are copyrighted ©.