2015-04-08 17:36:00

Vdiq kardinali Turcotte i Montrealit. Papa: Barí i zellshëm


“Barí i zellshëm e plot vëmendje përballë sfidave të Kishës bashkëkohore". Papa Françesku e kujton kështu, në një telegram ngushëllimi, figurën e kardinalit Jean- Claude Turcotte, që ndërroi jetë dje, në Montreal - qytet në të cilin ishte ipeshkëv nderi - në moshën 78 vjeçare. Në telegram Papa kujton vitet e veprimtarisë së tij, posaçërisht si kryetar i Konferencës ipeshkvnore kanadeze e si Atë sinodal në takimin e ’94-ës kushtuar jetës rregulltare e të ’97-tës, mbi jetën e Kishës në Amerikë. 

I lindur në Montreal, më 26 qershor 1936, u shugurua meshtar më 1959;  ipeshkëv, më 29 qershor 1982; kardinal u krijua nga Gjon Pali II, në Koncistorin e 26 nëntorit 1994.

Me vdekjen e kardinalit Turcotte Kolegji Kardinalor përbëhet nga 225 kardinaj, nga të cilët, 122 me të drejtë zgjedhore; 103, me të drejtë këshillimore. 








All the contents on this site are copyrighted ©.