2015-04-07 17:54:00

Papa telefon në bazën argjentinase në Antarktidë për të uruar Pashkët


Papa Françesku telefonoi të Shtunën e Pashkëve në bazën ushtarake të Argjentinës në Antarktidë, për të uruar Pashkët. Ushtari që u përgjigj në telefon mendoi se ishte një shaka, por pastaj kur e kuptoi se ishte Papa Bergoglio, shpërtheu në vaj nga gëzimi. Telefonata e Papës vjen nga fundi i botës në tokën më periferike të tokës, pohohet në faqen e internetit të aeronautikës argjentinase. Nënoficeri Gabriel Almada, që të shtunën ishte në detyrën e rojtarit në bazën argjentinase “Vicecomodoro Marambio” në Antarktidë, pohon se Papa Françesku deshi t’u transmetonte urimet e tij Për Shumë Mot Pashkët mbarë personelit të Bazës dhe familjarëve të tyre. “Nuk jam në gjendje të tregoj emocionin që përjetova”, shpjegon Almada, duke pranuar se nuk arriti dot “të ndalte vajin e gëzimit” në momentin kur e kuptoi se vërtetë ishte Papa në telefon. “Është një eksperiencë që do të mbetët përjetësisht në kujtesën time”, shtoi ushtaraku.








All the contents on this site are copyrighted ©.