2015-04-05 16:44:00

Imzot Kabash: Festa Pashkëve orientim shtigjeve të jetës


Krishti u ngjall! Që prej mase dymijë vjetësh vijon të jehojë ky kumtim, që e ndryshoi rrjedhën e historisë. Mbarë njerëzimi e gjithësia galdon, e përfshirë në pranverën e njerëzimit të shpërblyer nga flijimi i Krishtit. Ngjallja e Krishtit nuk është fryt i ndonjë spekulimi, i ndonjë përvoje mistike. Është ngjarje që i kapërcen caqet e historisë, por që ndodh në një çast të mirëpërcaktuar të historisë e lë në të gjurmë të pashlyeshme. Drita e Ngjalljes së Zotit, që i verboi rojet e vendosura nga autoritetet romake pranë varrit të Jezusit, për ta ruajtur, përshkoi kohë e hapësirë. Nuk është çfarëdolloj drite: është Dritë Hyjnore, që e davarit errësirën e vdekjes e sjell në botë shkëlqimin e Zotit, shkëlqimin e së Vërtetës, të së Mirës, të Dashurisë e të Jetës së vërtetë. Festa na bashkon, festa na transmeton mesazhin e orienton në jetë. Ta dëgjojmë mesazhin e Pashkëve nga ipeshkvi katolik i Shqipërisë së Jugut, imzot Hil Kabashi..

 








All the contents on this site are copyrighted ©.