2015-04-04 19:06:00

Imzot Vinçenc Prennushit: Ngadhnjyesit të Dekës!


Me dy krahë arit u pershkue nji Êjell

e preku drandofillet, çilë porsa,
e u tha: "Tash hapnie gjethin t’uej kah dielli 
e veshniu n’njyme t’gjalla e t’erës s’mirë
perhapnie gjith visarin".
E kaloi Êjlli prej njaj dege m’tjetren,
e me krahë t’vet çerdhet e reja preku,
e u tha: "Sa jeni zogj, t’aguemen dielli,
keni per t’kndue vallet qi u don zêmra,
per Krishtin Mbret të Njallun."
E n’at pershkim agimit desht t’i lête 
nji dritë krejt t’ ré e valle qi ishin qielle…
Kumbonët e të gjitha kishve aj i preku,
e u tha; "Largonie dhimben, qi pa zâ 
u la; sot brohorija.
prej jush t’ shperthejë, njashtû si u a lypë natyra".
Mandej flutrim kthei Êjlli prap kah qiella,
E aty punoi n’kunoren e ngadhnjimit,
Tue pritë, nder mija çetash t’ Êjve tjerë,
Zotin e vet të Njallun.
E agon, qe dita e re, shperthen hareja,
lule, erë t’kandshme, harmonì qiellore,
gjithkah veç valle zogjsh e ushtimë kumbone:
me gjith lumín e vet, qe Krishti njallet 
e mbushë zêmrat me gzime. 

Primula Veris ( pseudonim i Imzot Vinçenc Prennushit)
Marrë nga revista ‘Zâni i Shna Ndout".








All the contents on this site are copyrighted ©.