2015-04-02 17:00:00

Golgota, vendi ku u kryqëzua Jezu Krishti


 Golgota është fjalë hebraishte: në shqip, “vendi i rrashtës, apo i kafkës”. E gjejmë në të katër Ungjijtë. Në të fundmin, atë të Gjonit, lexojmë: “E morën pra, Jezusin. E Zoti, duke  e mbartur vetë kryqin, u nis drejt vendit të Kafkës, hebraisht Golgota. (Gjn.19,17)

Varianti i Origjenit

Sipas Origjenit (shek III), Golgota ishte vendi ku u varros Adami: e ky fakt pohonte simbolikisht rolin e Jezusit si “Adami i ri”, themelues i njerëzimit të ri, të shpërblyer (cfr 1 Kor 15,21-22). Prandaj në figuret që paraqesin kryqëzimin, tek këmbët e kryqit shikojmë shpesh edhe një kafkë: është e Adamit.

Kuptime të tjera

Termi Kalvar përdoret edhe për të treguar një fazë jashtëzakonisht kritike e të dhimhsme të shëndetit të një njeriu, gati gjithnjë kur është në orët e fundit të jetës mbi këtë tokë. Përdoret kështu, sepse  përshpirtëria popullore, sipas shembullit të Udhës së Kryqit, e pa gjithnjë ngjitjen e Jezusit mbi Kalvar si të përpjetë të gjatë, të mundimshme, që përfundon me vdekjen e Shëlbuesit.

 Golgota në arte

Majën e Malit të Shenjtë, mbi të cilën u kryqëzua Jezusi, e shikojmë në një mori kryveprash pikture e skulpture. Duke nisur nga mozaikun më i lashtë absidal, që ka arritur deri në ditët tona e që sot gjindet në Kishën e Shën Prudencianës, në Romë. Krishti paraqitet mbi fron, i rrethuar nga Apostujt. Në sfond mund të soditet figura e një qyteti ideal në perspektivë (për shumë studiues, Jeruzalemi qiellor), ku bie në sy Kryqi, i stolisur me gurë të çmuar, i ngulur pikërisht mbi majën e Gologotës.








All the contents on this site are copyrighted ©.