2015-03-31 13:39:00

Dokufilm në TV2000 për Papën Piu XII dhe hebrenjtë


“Hebrenj, fashistë, ushtarë, karabinierë e civilë, kërkonin strehim në institutet fetare, të cilat, me rrezik të madh mbi krye, hapën portat për të shpëtuar jetë njerëzore. Është kjo dëshira e shprehur qartë, por pa detyrim, e Atit të Shenjtë Piu XII”. Regjistri i kronikave të manastirit romak të Shën Marisë së shtatë dhimbjeve në Trastevere, me shënimin e Papës, që kërkon hapjen e portave për të persekutuarit, është një nga dokumentet, paraqitur në dokufilmin “Kështu do Papa”, i cili do të transmetohet të mërkurën, pra nesër, në televizionin kishtar italian TV2000, që mund të ndiqet edhe me satelit.

         Për herë të parë, libri i manastirit filmohet për t’u transmetuar, së bashku me notat historike të kuvendit të Shën Suzanës dhe të Institutit Maria Fëmijë (Maria Bambina). Këtyre tre dokumenteve u shtohen pastaj dokumentet e njohura të manastirit të Katër shenjtorëve të kurorëzuar.

         “Nga leximi i këtyre memorieve, plotësohet qartë kuadri i ngjarjeve – nënvizohet në notën e TV2000. Ai që dëshiron të hapen kuvendet, edhe ato të klauzurës, është Piu XII. Kjo është dëshira e tij. Në dokufilm shihen edhe dëshmitë e disa murgeshave, që mbajnë mend tregimet e simotrave të tyre, të cilat i jetuan ato ngjarje të tmerrshme”.








All the contents on this site are copyrighted ©.