2015-03-27 16:16:00

Maratona e Betlehemit, për të kujtuar dramën e Palestinës


Vrapim, për të kujtuar vështirësitë e sotme në territorin palestinez. Ky është qëllimi i maratonës, organizuar sot për herë të tretë në Betlehem, nën kujdesin e Komitetit Olimpik Palestinez dhe të shoqatës “Right to movement”(E drejta për të lëvizur). Për këtë ngjarje flet, në mikrofonin tonë, vullnetari i Vis (Vullnetariatit ndërkombëtar për zhvillimin) në Palestinë, Stefano Sozza, pak minuta para se të nisë vrapimin në radhët e maratonistëve:

Përgjigje: - Maratona e Betlehemit sigurisht është përvojë shumë e veçantë, sepse, simbol i dëshirës së popullit palestinez për qëndresë, përballë pushtimit ushtarak izraelit.

Pyetje: - Në Betlehem nuk është e mundur të përshkosh 42 km, pa shkelur kufijtë e territorit izraelit. Si mund të kapërcehet ky kufizim?

Përgjigje: - Ky kufizim kapërcehet duke parashikuar një rrotullim prej 21 km, që përsëritet dy herë. Pas luftës së ’67-tës kufijtë u riskicuan e është posaçërisht i pranishëm problemi i murit, që i stërmundon popullsitë e Betlehemit në jetën e përditshme.

Pyetje: - Qëllimet, që dëshironi të arrini me maratonën?

Përgjigje: - Objektivi kryesor është të japim shenjën e pjesëmarrjes,  sepse çështja palestineze nuk njihet sa duhet jashtë vendit. Duam të ndihmojmë, duke tërhequr vëmendjen mbi atë që ndodh këtu. Do të vrapojnë së bashku  njerëz të besojmave e të etnive të ndryshme, por qëllimi kryesor është të marrim pjesë për një Palestinë të lirë. Pa mure, që të pengojnë në çdo hap e që njerëzit e botës së lirë nuk munden as t’i përfytyrojnë. Pa problemet e kampit të refugjatëve Haida, ku një turmë njerëzish jeton si e mbyllur në kafaz, e papunë, e pashpresë për të ardhmen…

Pyetje: - Bluza me shkrimin “Nuk ka distancë aq të madhe, sa ta shlyej kujtimin e një buzëqeshjeje”, që keni veshur, ç’përfaqëson?

Përgjigje: - Objektivi është t’i përfaqësojë të gjithë fëmijët palestinezë, që vdesin në një luftë, e cila nuk  u përket, ose u përket vetëm lidhur me ardhmërinë e tyre. Jeta e fëmijëve të pafaj nuk duhet shpërdoruar kurrë për çështje politike e ushtarake, që të kujtojnë kohët e Herodit.

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.