“Ai që dëshiron të pajtohet me Zotin e me Kishën, duhet t’ia rrëfejë meshtarit të gjitha mëkatet e rënda, që nuk i ka rrëfyer akoma, të cilat i kujtohen pasi ka rrëmuar ndërgjegjen deri në thellësi. Ndonëse nuk është e domosdoshme, Kisha këshillon të rrëfehen edhe mëkatet e lehta (KKK n.1493).
Rrëmimi i ndërgjegjes:
Para rrëfimit duhet ta pyesim ndërgjegjën tonë ç’të keqe e edhe ç’të mirë kemi bërë : ndaj Zotit, të afërmit e vetvetes.
Ndaj Zotit:
A i lutem Zotit vetëm kur kam nevojë?
A marr pjesë në Meshën e së dielës e të festave të urdhëruara?
A e përfundoj ditën me uratë?
A e kam marrë emnin e TënZot, nëpër gojë kot? E atë të Zojës a të shenjtorëve?
A më vjen turp të dëshmoj hapas se jam i krishterë?
Çfarë bëj për t’u rritur shpirtërisht? Si? Kur?
A rebelohem përballë planeve të Zotit?
A më shkon mendja se Hyji duhet të bëjë vullnetin tim?
Këto, mëkatet ndaj Zotit.
Në emisionin e ardhshëm, mëkatet kundër të afërmit.
All the contents on this site are copyrighted ©. |