2015-03-25 13:34:00

Papa lutet për viktimat e avionit të rrëzuar në Francë


Papa u shpreh ngushëllimet familjarëve të udhëtarëve, që gjetën vdekjen në aksidentin ajror në Alpet e Francës. Bashkohet me zinë e tyre e lutet për të vdekurit, duke ia besuar mëshirës hyjnore. Ati i Shenjtë u shpreh afërsinë e tij të gjithë të prekurve nga kjo tragjedi, si dhe skuadrave të ndihmës, që vijojnë ndërhyrjen në një situatë të tillë tejet të vështirë. Papa i lutet Zotit t’u japë të gjithëve forcë e ngushëllim.

Skuadrat e para të ndihmës, që arritën në vendin e aksidentit, flasin për një  grumbull  hekurishtesh, të ngatërruara me trupa të copëtuar njerëzish. Është fjala për vdekjen e 150 vetëve, 65 gjermanë, 45 spanjollë, disa turq, një klasë me nxënës të një liceu gjerman: 16 të rinj, që ktheheshin në shtëpi, pas një shkëmbimi përvoje me një shkollë spanjolle. Një kob i vërtetë, që tronditi thellë Francën, Gjemaninë e Spanjën.








All the contents on this site are copyrighted ©.