2015-03-23 13:50:00

Papa ia kushton javën enciklikës për ambientin


Papa Françesku do t’ia kushtojë këtë javë përfundimit të enciklikës për ambientin. Lajmin e dha zv.drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Ciro Benedettini. Në udhëtim nga Sri Lanka dhe Filipinet për në Romë, më 15 janar, Ati i Shenjtë pati thënë se në një javë të marsit do të rishikonte tekstin e enciklikës, para se t’ua dorëzonte përkthyesve. Tani, atë Benedettini sqaron se java është pikërisht kjo, që sapo ka filluar.








All the contents on this site are copyrighted ©.