2015-03-21 14:08:00

“Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve. Veprat e mëshirshme të korpit


Rubrika e sotme “Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve, ndalet tek shtatë veprat e mëshirshme. Janë vepra shpirti e korpi e, në këtë kohë pendestare, na ftojnë të heqim dorë nga kotësia e jetës pa vepra të mira, duke na kujtuar edhe atë çast kur, heret o vonë, do të paraqitemi para Zotit gjykatës. Prej këndej Papa, përmes doracakut që na përgatit për Pashkë, na kujton pikërisht shtatë veprat e mëshirshme të korpit:

T’i japësh të hajë të uriturit!

T’i japësh të pijë të eturit!

Ta veshësh të zhveshurin!

Ta strehosh shtegtarin!

Të vizitosh të sëmurin!

Të shkosh e ta takosh të burgosurin!

Të varrosësh të vdekurin!








All the contents on this site are copyrighted ©.