2015-03-20 18:39:00

Mark Pashkja: Seminari i Shkodrës vatër e Kishës


Seminaristi, Mark Pashkja, flet për jetën në Seminarin ndërdioqezan të Konferencës Ipeshkëvnore të Shqipërisë, në Shkodër “Zoja e Këshillit të Mirë”, ku formohen të rinjtë, që kanë dëgjuar zërin e Zotit, dhe pastaj kanë ndërmarrë rrugën drejt meshtarisë. Ky institucion i rëndësishëm Kishtar, nën drejtimin e eprorëve dhe formatorëve si Don Leonardo Falco, Don Gjovalin Simoni, At Marino Riti e At Mario Imperatori, formon dhe përgatit për meshtari të rinj nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë dhe trevat tjera shqiptare.

Kujtojmë se Seminari Papnor i Kishës Katolike Shqiptare në Shkodër është themeluar më 2 gusht 1859. Më 1946 Seminari Papnor bashkë me Kisha e tempujt tjerë të kultit në Shqipëri, u mbyll nga regjimi komunist, për t’u rihapur më 1990, ndërsa përurimi i Seminarit  të rindërtuar Papnor, u bë më 17 tetor 1990.

Mbi jetën në familjen e sotme të Seminarit ndërdioqezan “Zoja e Këshillit të Mirë”, seminarist i kryedioqezës së Shkodër-Pultit, Mark Pashkja, student i vitit të dytë të teologjisë, në mikrofonin e Radio Vatikanit rrëfen për ditën e enjte të 12 mars 2015, kur Gasper Kolaj e Mark Pashkja, nga e njëjta dioqezë, morën nëpërmjet duarve të imzot Angelo Massafra, shërbesa e Lektoratit. Është kjo një shërbesë e Kishës, që u jepet kandidatëve gjatë formimit të tyre për meshtari,  e sipas nevojave edhe besimtarëve laikë, si mision zyrtarë të shpallës së Fjalës së Zotit në liturgjitë e shenjta. Ta dëgjojmë bisedën e dom David Gjugjës me seminaristin shkodran Mark Pashkja...

   








All the contents on this site are copyrighted ©.