2015-03-20 13:09:00

Imzot Frendo: Kisha të jetë më afër familjeve shqiptare


Kisha të jetë më afër familjeve shqiptare: mbi  këtë diskutuan ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë, në mbledhjen e tyre të jashtëzakonshme, mbajtur të mërkurën më 11 mars në Tiranë, ku trajtuan pikat kryesore të programit të Sinodit të ardhshëm, ‘lineamenta’ pikërisht mbi familjen. Kujtojmë se Sinodi i ardhshëm, që do te mbahet në tetor të këtij viti  në Vatikan, ka si temë kryesore familjen, e do të jetë vazhdim i reflektimit që u mbajt në Sinodit e jashtëzakonshëm, në tetorin e kaluar, gjithnjë në Vatikan.

Po t’i kthehemi mbledhjes së Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë e diskutimit të ipeshkvijve shqiptarë rreth temës së familjes dhe sfidave të saj në realitetin e sotëm bashkëkohor. Ipeshkvijtë shqiptarë diskutuan rreth nevojës së rizbulimit të vlerës dhe të bukurisë së familjen në kishë e në shoqëri. Familja si vatër ku të krishterët janë të thirrur ta jetojnë e dëshmojnë Ungjillin e madhështinë familjare, në dritën e përdëllimit të Hyjit.  

Sot familja në përgjithësi e ajo e krishterë në veçanti, në realitetin shqiptar, ka pësuar ndryshime të mëdha, jeton një epokë të re me shumë mundësi e perspektiva pozitive, por ka edhe sfida e problemeve. Më tepër mbi asamblenë e fundit të ipeshkvijve dhe vështrimin e tyre për familjen shqiptare, flasim më Sekretarin e Konferencës Ipeshkëvnore të Shqipërisë, ipeshkvin imzot George Frendo, i cili mes tjerash thotë “duhet të jemi më afër familjeve”. Ta dëgjojmë bisedën e imzot G.Frendos me dom David Gjugjën...

.








All the contents on this site are copyrighted ©.