2015-03-18 16:29:00

Papa dhuron 500 kg ushqime për të varfërit e Tor Bella Monaca


Djathë, domate, reçel, bukë, thjerza, fasule…e shumë gjëra të tjera të mira. 500 kg ushqime, dhuruar njerëzve, që e rrudhin dorën para banakut të dyqanit, sepse kanë mundësi të kufizuara për t’i blerë. Për ta mendoi Papa Françesku, kur vendosi t’i besojë 5 kuintalë ushqime Shoqatës “Mjekësia Solidare”, e cila do t’ua shpërndajë familjeve në vështirësi, në zonën e Tor Bella Monaca, lagje periferike e Romës. Ati i Shenjtë qe atje për vizitë vetëm dy javë më parë. Të shtunën, Lëmoshtari Papnor, imzot Konrad Krajevski, do të dorëzojë personalisht pakot në selinë e shoqatës, e cila e priti me gëzim të madh këtë lajm të papritur. “Papa nuk na harroi”, qe komenti i anëtarëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.