2015-03-18 19:13:00

Françesku bën shaka në Sheshin e Shën Pjetrit


Batutë simpatike, ajo e Papës, sot, gjatë audiencës së përgjithshme. Gjatë katekizmit të fundit të ciklit kushtuar familjes, Françesku u ndalua tek fëmijët, tek gëzimi, që buron prej tyre, edhe kur krijojnë telashe, duke e shikuar botën me sytë e tyre gjithë poezi: herë në lot e herë në gaz. Si përshkroi dlirësinë e tyre, aftësinë për të qeshur, kur duhet qeshur e për të qarë, kur duhet, harruar prej shumë të rriturve, Papa  e la mënjanë tekstin e nisi të bëjë shaka: “Nganjëherë fëmijët, duke më parë të veshur me të bardha, mendojnë se jam mjek e besojnë se duhet të bëjnë vaksinën. E qajnë”. Qajnë. Sepse e kanë provuar, e dinë se dhemb!

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.