T' falem Ty, o Ati jonë,
Qi né t' shkrett me ambelcim
Na perciell n'ket jetë, gjithmonë
Jé per t'gjith ndimë e ngushllim.
Kjosh bekue, o Ati i jonë,
Bekue kjofte émni qi ké; '
Epna sot e per gjithmonë
Bukën t' onë, po T' lut'na, né...
N’qiellë u bàftë, o Ati i jonë,
Si dishron, e permbi dhé.
Kreatyr' t' gjitha e çdo pronë
Ti e krijove, n'dorë e ké.
Ti sundon, o Ati i jonë,
Gjithshka shofim, gjithshka prekim:
Qiella e toka kshtù na thonë.
Na ndimò n’ dorë e ké.
An e kand, o Ati i jonë,
U perhap't mbretnija e jote;
Zani i yt, porsi kumbonë,
Qét ushtoftë rrokull ksajë bote.
Na fal né, o Ati i jonë,
Per shkà T'fyejmë hìr e pa hìr,
Si ndiejm na fajtorin t' onë:
Ti jé Babë, jé i mirë, plot mshrir.
Pirro Floqi
Lajmtari i Zemrës së Krishtit, Shkodër, Tetuer 1940
All the contents on this site are copyrighted ©. |