2015-03-17 14:56:00

Papa, ipeshkvijve nigerianë: përpara, në udhën e paqes


“Ju siguroj se jam pranë jush dhe pranë atyre, që vuajnë”: kështu u shkruan Papa Françesku ipeshkvijve të Nigerisë, një vend në zhvillim, por me probleme të mëdha ekstremizmi, që kanë të bëjnë si me të krishterët, ashtu edhe me myslimanët. Ati i Shenjtë u rekomandon të ecin përpara në udhën e paqes, për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë e solidare.

Feja abuzohet

Nigeria, që njihet edhe si “gjinganti i Afrikës”, për shkak të numrit të banorëve dhe zhvillimit ekonomik, “është e destinuar të luajë një rol të dorës së parë jo vetëm në kontinent, por në të gjithë botën”, nënvizon Papa. Në vendin, ku ekstremizmi përfaqësohet nga organizata “Boko Haram”, të krishterë e myslimanë, vë në dukje Ati i Shenjtë, janë vrarë, plagosur e gjymtuar, sekuestruar e privuar nga çdo gjë, për shkak të akteve të njerëzve, që i thonë vetes besimtarë, por që abuzojnë me fenë. Ati i Shenjtë i nxit ipeshkvijtë të punojnë për “kulturën e takimit”, në mënyrë që të favorizojnë pajtimin e paqen.

Gjithnjë pranë grigjës

         Kisha në Nigeri, vazhdon Papa Françesku, duhet të vazhdojë të dëshmojë vlerat e mikpritjes, të mëshirës e të faljes. Ati i Shenjtë falenderon meshtarët e rregulltarët, që pavarësisht nga sakrificat, nuk e kanë braktisur grigjën, por kanë qëndruar pranë saj. “Me këmbëngulje e pa u çkurajuar, ecni përpara në rrugën e paqes! – përfundon Papa. Shoqëroni viktimat! Ndihmoni të varfërit! Edukoni të rinjtë! Bëhuni promovues të një shoqërie më të drejtë e solidare!”








All the contents on this site are copyrighted ©.