2015-03-17 14:25:00

Frendo: Viti Jubilar i Mëshirës rast për pajtimin me Zotin e njëri tjetrin


Jubileu i Vitit të Shenjtë për mëshirën, shpallur nga Papa Françesku, që do të hapet më 8 dhjetor, u prit me entuziazëm edhe Kisha katolike në Shqipëri. Viti i jashtëzakonshëm Jubilar i Mëshirës synon të jetë një etapë e misionit të Kishës për t’u sjell të gjithëve “Ungjillin e përdëllimit të Hyjit”. ”Zoti fal gjithçka e të gjithë”, kujtoi ditë më parë Papa Françesku duke u folur pjesëmarrësve të një kursi për rrëfyestarë. “Mëshira është tipari i zemrës së Hyjit që përkulet mbi çdo mjerim, fizik e moral të çdo njeriu”.
“Është puna e Zotit, punë e bukur: të pajtojë. Sepse Zoti ynë fal çdo lloj mëkati, fal gjithnjë, bën festë, kur ndokush i lyp falje. E i harron të gjitha”.  Kështu tha Papa Françesku gjatë Meshës së 23 janarit, kremtuar në shtëpinë e Shën Martës në Vatikan. Ati i Shenjtë Bergoglio gjatë kësaj homelie, duke reflektuar mbi fragmentin e Letrës drejtuar Hebrenjve, vuri theksin mbi Besëlidhjen e re që Zoti lidh me popullin e zgjedhur e shtoi: “ Hyji, që pajton, zgjedh Jezusin dhe e dërgon për të rilidhur një pakt të ri me njerëzimin. Themeli i këtij pakti është një: falja, mëshira. Hyji fal gjithnjë! Nuk lodhet duke falur. Jemi ne, që lodhemi duke lypur falje. Po ai nuk lodhet së faluri. Kur Pjetri e pyet Jezusin: ‘Sa herë duhet të fal? Shtatë herë?’, merr përgjigjen: ‘Jo shtatë herë: shtatëdhjetë herë shtatë’. Domethënë gjithnjë. Kështu fal Zoti: gjithmonë”. Në Bibël, pra, nga fillimi deri në fund, Zoti shfaq përdëllimin dhe dhembshurinë e vet ndaj nevojës dhe mjerimit njerëzor. Nga ana e tij njeriu duhet të tregohet i mëshirshëm ndaj të afërmit të vet duke imituar Krijuesin e tij. Viti Jubilar i jashtëzakonshëm i Mëshirës, do të jetë rast i volitshëm për t’u pajtuar me Hyjin dhe me njëri tjetrin. Kur njeriu bëhet i ndërgjegjshëm se është mëkatar, atëherë ai zbulon, pak a shumë qartë, fytyrën e mëshirës së pafund. E  Papa shton “Askush nuk përjashtohet nga mëshira e Hyjit”. “Kisha është shtëpi që pranon të gjithë e nuk refuzon askënd”.
Po t’i kthehemi realitetit shqiptare, e me Sekretarin e Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, ipeshkvin ndihmës të Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo të flasim se si u prit dhe çka do të thotë Jubileu i Mëshirës për realitetin shqiptar, ta dëgjojmë.....








All the contents on this site are copyrighted ©.