Në rubrikën “Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve, pasi shtjelluam domethënien e 7 Sakramenteve, nga ai i Pagëzimit, tek i Martesës, ndalemi sot përsëri tek numri shtatë: shtatë dhuratat, që na bëjnë të aftë të dëgjojmë çfarë i thotë Shpirti Kishës, për t’i përballuar si duhet e për t’iu përgjigjur sa më mirë situatave të reja, problemeve shoqërore e personale. Jo duke ndjekur vetveten, por këshillat e Shpirtit Shenjt që, për t’i bërë ballë botës, na pajis me shtatë dhurata.
Doracaku i Papës për udhën tonë kreshmore, ndalet sot pikërisht tek këto Shtatë dhurata, që pasohen edhe nga shatë fryte.
Janë:
Dija, që përsos arsyen, duke e ndihmuar njeriun të japë gjykimin për të vërtetën;
Kuptimi, që ndihmon në kapjen e së vërtetës;
Këshilla, apo gjykimi i drejtë, që të gatit për të dhënë përgjigje të matura;
Forca, që e mbështet njeriun të bëjë mirë, ta përballojë të keqen e t’i kapërcejë me guxim vështirësitë e jetës;
Shqisja, që mpreh aftësinë shqisore të njeriut, për të njohur të vërtetën;
Përshpirtëria, frymëzim për të adhuruar Hyjin Atë;
Frika e Tënzot, druajtje bijnore, frikë e fëmijës, që dridhet kur mendon se mund ta
fyejë atin, jo frikë skllavi, në pritje të ndëshkimit, kur gabon.
All the contents on this site are copyrighted ©. |