2015-03-16 15:48:00

Vatikani boton vëllimin ‘Mësimet e Françeskut I’


Doli nga Libraria Botuese e Vatikanit vëllimi parë i Mësimeve të Papa Françeskut, që bashkon të gjitha fjalimet e ndërhyrjet mbajtur nga Ati i Shenjtë Bergoglio, në periudhën që shkon nga 13 marsi deri te 30 qershori 2013, do të thotë nga bekimi parë Urbi et Orbi (Qytetit e Botës), për të vijuar me zgjedhjen e tij në selinë e Pjetrit, më 13 marsin e dy vjetëve më parë, deri te lutja e Engjëlli të Tënzot e 30 qershorit. Fjalimet e Papa Françeskut, që u botuan në gati 600 paqe të vëllimit, janë 118 dhe përmbledhin homeli, katekizma, fjalime, mesazhe, letra e telegrame.

Vëllimi është pajisur edhe nga një Tregues: treguesi i akteve papnore, treguesi analitik ( që ndahet në persona, lëndë e argumente, vende), treguesi i referimeve (Bibla, dokumente të Kishës e mësime papnore, autorë tjerë e vepra). Titulli i vëllimit është Mësimet e Françeskut I, 1 2013, Libraria Shtëpia Botuese Vatikanase 2015, fq 596, çmimi 60,00) ufficiostampa@lev.va








All the contents on this site are copyrighted ©.