2015-03-15 15:23:00

“Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve. Martesa


Pa kujtuar format e tjera, akoma më të  çuditshme, për të cilat  ka folur shumë herë edhe Papa.

Më 23. 01. 2015, duke pritur në audiencë gjykatën Rota Romana Françesku shfrytëzoi rastin për të ofruar një reflektim mbi kontekstin njerëzor e kulturor, në të cilin lidhen sot shumë martesa. Përvoja baritore, shpjegoi, na mëson se jemi para një numri të madh besimtarësh në gjendje të parregullt, gjë që ndikon fuqimisht në përhapjen e mendësisë, e cila të shtyn të kërkosh, në vend të lumnisë së Zotit, mirëqenien personale.

Një gabim i tillë nuk minon vetëm qëndrueshmërinë e martesës, natyrën e saj të pazgjidhshme e lindjen e fëmijëve, por i shtyn bashkëshortët të mendojnë deri për   përfundimin e bashkimit, nëse nuk realizohen dëshirat që priteshin prej tij (Fjalim gjykatës Rota Romana). 

Po martesa e bashkëjetesa nuk janë kurrë e njëjta gjë edhe pse nuk i përgjigjen planit të Zotit për vazhdimësinë e jetës në botë: kunora e martesës është sakrament, që e lidh një burrë me një grua në mënyrë të pazgjidhshme, duke u dhënë hirin të bashkëjetojnë shenjtërisht, të lindin fëmijë e t’i rrisin si të krishterë të mirë.

Në libërthin ndihmës të përgatitjes për Kreshmët Papa na kujton se Martesa...:

“Krijon ndërmjet bashkëshortëve një lidhje të përhershme e përfundimtare. Zoti vetë e vulos miratimin e burrit e të gruas, që lidhen me martesë. Prej këndej, martesa e përfunduar dhe e realizuar ndërmjet të pagëzuarve, nuk mund të zgjidhet kurrë më. Veç tjerash, ky sakrament u jep bashkëshortëve hirin e nevojshëm për të arritur shenjtërinë e jetës bashkëshortore e për të mirëpritur me përgjegjësi fëmijët, duke u kujdesur për edukimin e tyre”.

 

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.