2015-03-15 16:31:00

Thirrje e Papës për Ishujt Vanuatu, dëmtuar rëndë nga cikloni Pam


Gjithnjë në Engjëllin e Tënzot, Françesku bëri thirrje edhe për popullsinë e Vanuatu, në Oqeanin Paqësor. Arkipelagu u rrënua nga cikloni Pam, një nga më të fuqishmit që është regjistruar në hemisferën e Jugut. Nuk ka ende të dhëna zyrtare për viktimat, por pritet me druajtje të madhe, një hekatombë e vërtetë. Sipas presidentit Lonsdale, të paktën gjysma e banorëve ka mbetur pa strehë, ndërsa sipas skuadrave të ndihmës, që kanë arritur në vend, situata është katastrofike.

Të dëgjojmë fjalët e Papës Françesku:

“Jam pranë popullsisë së Vanuatu, në Oqeanin Paqësor, dëmtuar rëndë nga cikloni i fuqishëm: lutem për të vdekurit, për të plagosurit e për të pastrehët. Falënderoj të gjithë ata, që u aktivizuan menjëherë për t’i mbrojtur e për t’i ndihmuar banorët, në këtë çast të vështirë.








All the contents on this site are copyrighted ©.