2015-03-14 14:33:00

Mons. Nikollë Mini: Nuk due ma


Nuk due mà që rrugët e mija

T’jenë të vrashta prosì hija,

Por përkundra t’i përciellë

Nalt prej qielle  i bukuri Diell.

 

Dhe kah t’shkojë,

Le t’ndriçojë

N’ballin  tim,

Rrezja e kjartë

Dhe e artë

E shejtit pagëzim.

 

O shpirt i im, deh zgjoju mà,

O zemër m’jep sa mà shum zà,

Që t’kendojë sod e përgjithmonë

Lavd e nderë tuj dhanë Zotit tonë!

 

Dhe ka t’shkojë

Do të bekoj

Ty, o Zot,

Sepse je

Mshrir plot’,

Ti për ne!

Mons Nikollë Mini, në  “Zani i Zojes Cernagore” vjeti II Prizren Marc, Prill 1963 Nr 4

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.