2015-03-13 15:13:00

“Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve. Urdhëri i Shenjtë


 Në rrethanat e sotme, kur sundon shekullarizimi, që e përjashton në mënyrë progresive Zotin nga sfera publike e, në mënyrë tendencioze, edhe nga ndërgjegjja shoqërore e shumicës, shpesh herë kush kryen shërbesën në Kishë, duket si i huaj në mes të turmës, pikërisht për shkak të aspekteve më themelore të misionit të tij, si njeri i shenjtërisë, i shkëputur nga bota, për të ndërmjetësuar në favor të botës, i caktuar në këtë mision nga Zoti e jo nga njerëzit (cfr.Heb 5,1).

 Misioni i meshtarit është thirrje tejet e lartë. Mbetet mister i madh edhe për ata, që e kanë marrë si dhuratë të çmuar, përmes së cilës Krishti i bën të ngjashëm me Vetveten e pjesëtarë të Misionit të tij shëlbues.

Por të shfletojmë libërthin e Papës ku, për Urdhërin e shenjtë lexojmë:

“Urdhëri i shenjtë tregon një trupë kishtare, ku mund të bëhet pjesë përmes një kushtimi të veçantë që, me anë të dhuratës së posaçme të Shpirtit të Zotit, lejon të ushtrohet  një pushtet shenjt në emër e me autoritetin e Krishtit, në shërbim të popullit të Zotit. Urdhëri Shenjt përbëhet nga tri gradë, të pazëvendësueshme për strukturën organike të Kishës: episkopati, presbiterati e diakonati”.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.