2015-03-11 16:30:00

“Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve. Rrëfimi


Pa rrëfimin e mëkateve, nuk mund të ketë kungim. Pa pendesë, nuk mund të ketë falje! Por koha jonë ka prirjen ta harrojë se Kungimi nuk mund të merret pa hirin e Hyjit. E kjo, sepse disa besimtarë, para se t’i afrohen Eukaristisë, nuk e kanë më vetëdijen e mëkatit e, njëkohësisht, edhe të mëshirës së Hyjit. Pa harruar se mëkati nuk është kurrë vetëm individual. Mëkati i një njeriu të vetëm, mund të dëmtojë rëndë gjithë bashkësinë e, madje, edhe shoqërinë e tërë.

Por, të shfletojmë librecin e Papës e të ndalemi tek Sakramenti i Rrëfimit:

“Efektet e Sakramentit janë: pajtimi me Zotin e, prej këndej, falja e mëkateve; pajtimi me Kishën; rifitimi, në se i humbur, i gjendjes së hirit; shpëtimi nga dënimi i amshuar, i merituar për shkak të mëkateve mortare e, së paku pjesërisht, nga dënimet e përkohshme, pasojë e mëkatit; paqja e qetësia e ndërgjegjes e ngushëllimi i shpirtit; fitimi  i forcave të reja shpirtërore për betejat e krishtera”.








All the contents on this site are copyrighted ©.