2015-03-11 14:39:00

SHBA: Kreshmët, ndihma për të varfërit e botës


“Ndihmoni Jezusin e fshehur”: kjo është parrulla e Mbledhjes së fondeve të sivjetme të Catholic Relief Services (Shërbimet Katolike të Ndihmës) për Kreshmë. Ky institucion bamirës i Kishës Katolike në SHBA-të ndihmon vendet përtej detit. Të shtunën e të dielën, 14 e 15 mars, besimtarët do të japin kontributin e tyre për projektet e shumta humanitare në favor të 100 milion njerëzve në botë, që vuajnë nga persekutimi, varfëria dhe pasojat e fatkeqësive natyrore. Fondet e vjetshme, mbledhur nga organizata, kanë shërbyer për ndërtimin e shtëpive dhe për mbrojtjen e civilëve në Gazë, Jeruzalem, Kurdistanin irakian, si edhe për të financuar projekte të ndryshme në Sudanin e Jugut, Republikën Qendroafrikane, Haiti dhe Filipine.








All the contents on this site are copyrighted ©.