2015-03-10 12:34:00

Egjipt: sulmohet Kisha françeskane në Kafr el Dawar


Në qytetin egjiptian të Kafr el-Dawar,  Kisha kopte katolike, kushtuar Virgjërës Mari e udhëhequr nga etërit françeskanë, është sulmuar sot në mëngjes nga njerëz të armatosur që kanë përdorur një mjet shpërthyes kundër vendit të kultit dhe kanë plagosur me armë zjarri dy policë që e ruanin ndërtesën e shenjtë. Kështu njofton për agjencinë Fides ipeshkvi imzot Adel Zaki, vikar apostolik i Aleksandrisë për katolikët e ritit latin.

“Sipas të dhënave – bënë të ditur imzot Zaki – sulmi armatosur është bërë në ora 3 të ditës së sotme, nga njerëz që udhëtonin me një auto jeep. Policët e plagosur janë sjell urgjentisht pranë spitalin e qytetit. Ngjarja – shton ipeshkvi katolik – lidhët me atentate tjera që janë bërë kundër objektivave të ndryshëm, që sipas gjykimit tim kishin për qëllim të jepni përshtypjen se Egjipti është një komb i pasigurt dhe i paqëndrueshëm. Ndoshta donin të jepni sinjalin e kësaj natyre pikërisht në pragun e Konferencës ndërkombëtare në ndihmë të Egjiptit, që është në program të mbahet në Sharm el Sheik më 13 marsin e ardhshëm. Synimi është të krijohet frikësimi, edhe për të bojkotuar rimarrjen e turizmit dhe të investimeve të huaja në territorin egjiptian.

Qyteti i Kafr el-Dawar gjendet në rajonin e Deltës së Nilit, në Egjiptin e Ultë, afër 20 km nga Aleksandria.








All the contents on this site are copyrighted ©.