2015-03-09 13:57:00

Kardinali Tauran bëri betimin si Kamerleng i ri


Kardinali Jean-LouisTauran, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, bëri sot betimin në Kapelën Urbani VIII si Kameleng i ri i Kishës së Shenjtë Romake. Me këtë rast Papa Françesku kryesoi liturgjinë e shkurtër, duke lexuar tekstet e parashikuara, por pa mbajtur ndonjë fjalim. Kardinali Tauran, pasi lexoi tekstin e betimit, shqiptoi pak fjalë falënderimi.

Kujtojmë se kamerlengu është kardinali që kryeson Dhomën Apostolike dhe ka për detyrë të ruajë  e të mbarështojë pasuritë dhe të drejtat të  Selisë së Shenjtë gjatë selisë vakante. Kardinali Tauran, që e mori këtë emërim më 20 dhjetorin e kaluar, zë vendin e kardinalit Tarcisio Bertone. 








All the contents on this site are copyrighted ©.