2015-03-06 15:58:00

Përkujtohet 50-vjetori i vizitës së Palit VI në Ognisanti


Nesër Papa Françesku do të kremtojë Meshën në Rrugën romake Apia e Re, me rastin e 50-vjetorit të vënies në jetë të normave të reja liturgjike, përcaktuar nga Koncili II i Vatikanit. Më 7 mars 1965 Pali VI shkonte në famullinë romake të Gjithë Shenjtorëve për të kremtuar Meshën e parë në gjuhën italiane, sipas normave të reja liturgjike. E, për ta përkujtuar këtë ngjarje të madhe, Papa Françesku do ta kremtojë Meshën në të njëjtën famulli, atë të Ogni Santi. Ati i Shenjtë do të niset me automobil nga Shtëpia e Shën Martës në orën 17.30. Në udhën don Orione do ta presë kardinali Agostino Vallini, mëkëmbës i Papës për dioqezën e Romës dhe disa autoritete të tjera të larta kishtare. Në orën 18.00, kremtimi i Meshës. Në përfundim të kremtimit, Papa do të përshëndesë, në sakresti, meshtarët e famullisë, këshillat e përgjithshme të Orioninëve dhe të Bijave të Provanisë dhe bashkësitë rregulltare të Kuries së përgjithshme. Në orën 19.15, nisja nga famullia dhe kthimi në Vatikan.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.