2015-03-06 15:47:00

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit amerikan Egan


Papa Françesku shpreh ngushëllimet e tij thellësisht të ndjera për vdekjen e kardinalit Edward Michael Egan, kryeipeshkëv i New York-ut. Kardinali, 82 vjeç, ndërroi jetë dje, në qytetin e tij, nga një sëmundje zemre.

Në telegramin dërguar kryeipeshkvit aktual të New Yorkut, Timothy Dolan, Papa ia beson Zotit shpirtin fisnik të të ndjerit duke kujtuar me mirënjohje vitet  e shërbesës së tij ipeshkvnore në SHBA, shërbimin e zellshëm pranë Selisë Apostolike dhe kontributin  e shquar si ekspert për rishikimin e Kodit të së Drejtës Kanonike në vitet që pasuan Koncilin II të Vatikanit.

I lindur në Oak Park, në kryedioqezën e Chicago-s, më 2 prill 1932, pas shugurimit meshtarak kreu një sërë detyrash të rëndësishme pranë Selisë Apostolike, kryesisht në disiplinën e së Drejtës Kanonike. U shugurua ipeshkëv në vitin 1985, ndërsa kardinal u krijua nga Gjon Pali II, në Koncistorin e 21 shkurtit 2001. Në maj të viti 2000, ishte kryeipeshkëv i New Yorkut, më 2009, ipeshkëv nderi.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.