2015-03-04 16:32:00

“Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve. Urdhërimi i ri


Vijojmë rubrikën “Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve, duke shfletuar librin ndihmës, që na e dhuroi vetë Françesku për udhën tonë kreshmore. Ndalohemi tek “Urdhëri i ri”. E meditojmë këtë urdhër, aspak të lehtë për t’u jetuar e në kapakun e doracakut shikojmë Jezusin, Bariun e Mirë, prijësin tonë. Mbi supe mbart delen e humbur, të plagosur e të rigjetur. Jemi ne vetë delja e humbur e Zoti na mbart mbi supe, për të na treguar rrugën, ku duhet të ecim. “Duajeni njëri-tjetrin!”, na porosit në shtegtim e sipër. Fjalë kyçe, kjo, për të na kujtuar si duhet të jenë dishepujt e Zotit:

34 Po ju jap një urdhër të ri: Duajeni njëri‑tjetrin! Sikurse unë ju desha ju, duajeni edhe ju njëri‑tjetrin! 35 Nëse e doni njëri‑tjetrin, të gjithë do t’ju njohin se jeni nxënësit e mi” (Gjn 13,34-35).

 

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.