Program tejet i ngarkuar me veprimtari, ky i vizitës së Papës, më 21 mars, në Pompei e Napoli. Françesku do të niset nga Vatikani në orën 7 të mëngjesit e, pas një ore, do të zbresë me helikopter në Shenjtëroren e Pompeit, ku do të gjunjëzohet menjëherë në lutje.
Me njerëzit e Scampia-s
Në orën 9, pastaj, do të shkojë në lagjen napoletane të Scampia-s për t’u takuar me popullsinë dhe me kategori të ndryshme shoqërore, në Sheshin Gjon Pali II. Në gjysmë të paradites, bashkëkremtimi në Sheshin e Plebishitit, në qendër të Napolit.
Përqafimi me të burgosurit
Në këtë vizitë ka vend edhe për takimin me botën e të përjashtuarve: në orën 13 Papa do të shkojë në burgun “Giuseppe Salvia”, në Poggioreale, ku do të drekojë me të burgosurit.
Pasdite, nderimi i Relikeve të Shën Gjenarit dhe takimi me klerin, rregulltarët e diakonët e përhershëm, në Katedrale. Në orën 16.15 Papa do të jetë mes të sëmurëve, në Bazilikën e Jezusit e, në orën 17, mes të rinjve, në shëtitoren bregdetare Caracciolo. Rreth orës 18.00, nisja për Vatikan.
All the contents on this site are copyrighted ©. |