Nga 13 shenjtorët me emrin Albin, prej të cilëve 8 ipeshkvij, më 1 mars përkujtohen
tre: një martir legjendar anglez dhe ipeshkvijtë e Anger e Vercellit. Shën Albini
francez, i lindur në vitin 496, ndërroi jetë më 1 mars 550.
Ndërsa Shën Albini, pasardhës i Shën Euzebit, themeluesit të dioqezës së Vercellit,
u shugurua ipeshkëv në vitin 452, në një periudhë historike shumë të turbullt, në
sa fiset barbare të hunëve e të gotëve dyndeshin si rrebesh mbi Italinë.
Ipeshkvi i ri ndërtoi kishën metropolitane përmbi rrënojat e bazilikës së vogël, ngritur nga Shën Euzebi mbi reliket e Shën Teofrastit. Për të shuguruar Kishën e re, ftoi Shën Gjermanin, i cili vdiq në udhëtim e sipër. Kështu në bazilikën e Vercellit, në vend të Ipeshkvit të gjallë, arriti trupi i tij i vdekur. Sapo ky trup u vendos në mes të bazilikës - sipas rrëfimit të traditës - të gjithë qirinjtë u ndezën vetvetiu, në sa më parë çdo përpjekje për t'i ndezur kishte qenë e kotë. Kjo dritë u interpretua si mbajtje e premtimit që Shën Gjermani i kishte bërë Shën Albinit për të shuguruar Kishën. Për shën Shën Albinin dimë edhe se kulti i tij është shumë i lashtë.
All the contents on this site are copyrighted ©. |