2015-02-27 16:33:00

Prof. Mandala: hapja e dosjeve në dritën e së vërtetës e të vëllazërimit


Prof. Mandala: hapja e dosjeve na ndihmon të njohim të kaluarën e periudhës së komunizmit, në dritën e së vërtetës e të vëllazërimit. Vazhdojmë me reflektime rreth çështjes së hapjes së dosjeve të periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri.
Profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe pranë Universitetit të Palermos, Matteo Mandala, në mikrofonin e RV flet për ndriçimin dhe pajtimin me të kaluarën, përmes hapjes së dosjeve të regjimit komunist në Shqipëri. “Me dosje le të veprohet me shumë kujdes dhe me kritike shkencore. Të shmanget rreziku i manipulimit të realitetit, keqpërdorimi i dosjeve”, pohon prof. Mandala.
Ai shton se “hapja e dosjeve na ndihmon të njohim të kaluarën e periudhës së komunizmit, sa do e hidhur të jetë, pa kërkuar hakmarrje ndaj askujt, po duke njohur të kaluarën, të pastrohet aspekti publik i shoqërisë shqiptare, siç kanë bërë Vendet tjera demokratike”.  
Për qëllimet që ka propozimi apo projekti ligji për hapjen e dosjeve të periudhës së diktaturës komuniste dhe rëndësinë për realitetin e sotëm shqiptar, të dëgjojmë bisedën tonë me profesorin arbëresh Matteo Mandal... 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.