Më 26 shkurt kalendari kishtar përkujton Shën Aleksandrin, Patrik të Aleksandrisë. Pra
sot më 26 shkurt kalendari kishtar përkujton njërin nga shenjtorët më të njohur me
emrin Aleksandër, kampionin e fesë, Patrikun e Aleksandrisë, protagonistin e luftës
kundër herezisë ariane.
I lindur rreth viti 250, njeri me kulturë të thellë, zell të zjarrtë fetar e mirësi
të jashtëzakonshme njerëzore, Shën Aleksandri u zgjodh Patrik i Aleksandrisë së Egjiptit
në vitin 313. I kushtoi menjëherë kujdes të veçantë edukimit të klerikëve e sidomos
zgjedhjes së tyre nga radhët e njerëzve që dalloheshin për virtyte.
Iu desh të ndeshej vazhdimisht me herezinë e shpallur nga Ario, e cila përhapej me
vrull në gjithë Lindjen. Aleksandri ia doli ta mundte vetëm pas Koncilit të Nikesë,
në të cilin arianizmi u dënua përfundimisht. Vdiq më 26 shkurt të vitit 328, duke
lënë pas, si vazhdues të idealeve të tij, diakonin luftarak, Atanasio (Athanasin),
që i zuri vendin në fronin ipeshkvnor dhe që shëroi plagët e fundit që kishte hapur
në Kishë herezia ariane.
All the contents on this site are copyrighted ©. |