2015-02-24 10:20:00

Shën Gregori nga Narek, armen, Doktor i Kishës Universale


Të shtunën e kaluar, 21 shkurt 2015, Ati i Shenjtë Françesku priti në audiencë private Prefektin e Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Çështjen e Shenjtorëve, kardinalin Angelo Amato. Gjatë kësaj audience Ati i Shenjtë Bergoglio ka miratuar vendimin pozitiv të Sesionit Plenar të Kardinajve e Ipeshkvijve, Anëtarë të Kongregatës për Çështjen e Shenjtorëve, rreth titullin Doktor të Kishës Universale që do t’i jepet Shën Gregorit nga Narek, meshtar murg, lindur në Andzevatsik (asokohe Armeni, tani Turqi) rreth vitit 950 e vdekur në Narek (asokohe Armerni, tani Turqi) rreth vitit 1005.
Shën Gregori Narek qe teolog i shquar e njëri ndër poetët më rëndësishëm të letërsisë armene.








All the contents on this site are copyrighted ©.