2015-02-23 10:40:00

Video e re e Isis: 21 të burgosur në kafaz


Video e re shok e propagandës xhihadiste. Pas imazheve dramatike të pilotit jordanez, mbyllur në kafaz e djegur i gjallë, u publikua në internet video i një parade të tmerrshme. Edhe në këtë rast, propaganda xhihadiste tregon pengje të lidhura me zinxhirë, brenda kafazeve.

        Shihen 21 të burgosur, sidomos peshmerga kurdë, nëpër kafazet e ngarkuara në kamionë. Pengjet janë të veshura me tutën ngjyrë portokalli e shëtiten për t’u parë nga turma, nëpër rrugët e një qyteti irakian në provincën e Kirkukut. Ndërkaq, një grup ekspertësh amerikane ka vënë në dyshim vërtetësinë e filmit, që tregon martirizimin e 21 të krishterëve koptë në bregdetin e Libisë. Video është manipuluar, deklarojnë ata, por gjithsesi, shpresat që të burgosurit të jenë gjallë janë afër zeros.

         Nga një faqe interneti në Twitter, lidhur me xhihadistët e Libisë, mbërrin edhe një kërcënim i drejtpërdrejtë kundër Italisë. Një fotografi, fryt i fotomontazhit, tregon një nga xhihadistët e armatosur para detit, duke parë në sfond Koloseumin. Mbi monumentin - pasuri e njerëzimit valëvitet flamuri i zi i Shtetit Islamik. Sipas përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Federica Mogherini, Shteti Islamik është rrezik real, prandaj duhet reaguar brenda ditësh, jo javësh.








All the contents on this site are copyrighted ©.