2015-02-23 12:21:00

10 vjetori i vdekjes së don Giussani-t. Më 7 mars kujtohet bashkë me Papën


Dje, u kremtua 10-vjetori i vdekjes së Shërbëtori i Zotit, don Luigji Giussani, si edhe 60-vjetori i themelimit të Lëvizjes “Bashkim e Çlirim”, e pranishme edhe në Shqipëri. Të shumta, veprimtaritë për këtë rast. Sot, në Milano, kardinali Angelo Scola e kujtoi me një meshë themeluesin e Lëvizjes e po kështu bëri kardinali, vikar i Romës, Agostino Vallini. Ndërkaq, në Buenos Ajres, kardinali Mario Poli do të kremtojë meshën e dritës, më 26 shkurt. Siç dihet, shën Gjon Pali II dhe Papa i nderit, Benedikti XVI ishin në sintoni me don Giussani-n. Cilat janë pikat e takimit me Papën Françesku? Të dëgjojmë mendimin e presidentit të Vëllazërisë “Bashkim e Çlirim”, don Julian Carròn:

         Ne jemi në përkim të plotë me Papën Françesku për këmbënguljen e tij mbi thelbin e fesë - kundrimin e Krishtit e jo gjërat dytësore - pasi pa vështrimin e ngulur tek Krishti nuk kuptohet asgjë tjetër. Feja që komunikohet për hir të forcës së saj tërheqëse, pra dëshmia e gëzimit të Ungjillit: kjo na lidh me Papën Françesku. Kësaj i shtohet edhe dëshira për të dalë, për të shkuar në perferi, sepse që në fillim të historisë sonë ne kemi qenë në të gjitha ambientet, në universitete, në botën e punës, në zonat e varfëra të qyteteve, për t’iu përgjigjur nevojtarëve. Me rastin e festës, Papa Françesku do të takohet me ne në Sheshin e Shën Pjetrit më 7 mars. Jemi në pritje, duke iu lutur Zotit t’i përgatisë zemrat për të pranuar këshillat, që do të na japë Ati i Shenjtë për të vazhduar rrugën tonë sipas karizmës së don Giussani-t.








All the contents on this site are copyrighted ©.