2015-02-21 13:36:37

Papa Françesku takon Angela Merkel


Papa Françesku priti sot paradite, në Vatikan, Angela Merkel: biseda zgjati 40 minuta. Kancelarja gjermane u takua, më pas, edhe me sekretarin e Shtetit të Shenjtërisë së tij, kardinalin Pietro Parolin.
Merkel bëri një donacion për fëmijët refugjatë, ndërsa Papës i dhuroi cd të kompozitorit gjerman Johann Sebastian Bach. Françesku, nga ana e tij, i dhuroi medaljonin e Shën Martinit, që i dorëzon mantelin një të varfri si dhe Nxitjen apostolike “Evangelii gaudium” në gjuhën gjermane.









All the contents on this site are copyrighted ©.