2015-02-20 12:51:49

Vatikani: asnjë alarm për pensionet e tashme e të ardhshme


Asnjë alarm për gjendjen e Fondit të Pensioneve të Vatikanit: kjo vihet në dukje në komunikatën e sotme të Këshillit të Administrimit dhe të Kolegjit të Auditorëve Ligjorë të Fondit, duke iu përgjigjur kështu lajmeve negative të shtypit, që qarkullojnë prej kohësh. Bilancet, të cilat paraqiten hollësisht në notë, tregojnë se gjendja financiare e Fondit është e konsoliduar si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen. Kujtojmë se laikët që punojnë në Vatikan dalin në pension në moshën 67 vjeçare, ndërsa meshtarët e rregulltarët, në moshën 72 vjeçare. Më 31 dhjetor 2015, parashikohet që Fondi të ketë në dispozicion mëse 504 milion euro.







All the contents on this site are copyrighted ©.