2015-02-20 14:42:43

Papa ipeshkvijve të Ukrainës: kërkojeni “paqen e mundshme”


Të respektojnë armëpushimin dhe ligjshmërinë ndërkombëtare, të mos pushojnë së dialoguari e së bashkëpunuari për të arritur paqen e mundshme. Është thirrja e re e Papës për Ukrainën, gjatë takimit, në Vatikan, me ipeshkvijtë e vendit evropian, në përfundim të vizitës së tyre “ad Limina Apostolorum”. Papa shprehu edhe dhimbjen e tij të thellë për moskuptimet, që vërehen ndërmjet bashkësisë kishtare latine e asaj greko-katolike ukrainase, duke i nxitur prelatët për unitet.
Nuk arriti deri në Sallën Klementine të Vatikanit, gjëmimi i artilerisë së Doneckut a Mariupolit, por, simbolikisht, ay u dëgjuan fort ulurimat e njerëzve, që po jetojnë në kushte tragjike, duke e rishshkruar historinë e këtyre trojeve me bojën e zezë të dhunës, pasi panë t’u bëhej hi e pluhur përpjekja për t’u shikuar sy më sy e jo përmes shenjestrës së mitrolozit.
Të shumtë, ipeshkvijtë e Ukrainës, ulur përballë Papës, që i porositi të respektojnë armëpushimin dhe ligjshmërinë ndërkombëtare, të jenë gjithnjë shumë pranë njerëzve, të ripohojnë vlerat, të mbrojnë të fundmit e, sidomos, të bashkojnë zemrat.
“Gjaku i dëshmitarëve tuaj, theksoi në përfundim Françesku, duhet të jetë shtysa e vërtetë, që ju nxit të punoni për bashkimin e mirëfilltë të zemrave”







All the contents on this site are copyrighted ©.