Më 20 shkurt kalendari kujton shën Eleuterin, ipeshkëv
Më 20 shkurt, kalendari kishtar përkujton Shën Eleuterin, ipeshkëv i Tournai-t në
Belgjikë, i cili jetoi ndërmjet viteve 456 e 531, në epokën e pushtimit të Galisë
nga mbreti i frankëve, Klodoveu, asokohe pagan. Më pas Klodoveu u kthye në fenë
e krishterë, në sajë të përpjekjes të së shoqes, mbretëreshës katolike Klotilde, që
nderohet si shenjte, të ipeshkvit të Reims-it, Shën Remigjos dhe sidomos të Shën Eleuterit. Shenjtit
ipeshkëv i takoi detyra të hidhte farën e Zotit në zemrën e një populli barbar e idhujtar,
frankëve, të cilët, duke ndjekur shembullin e mbretit të tyre, i vetmi autoritet që
njihnin, u kthyen masivisht në fenë e krishterë. Eleuteri vijoi kështu veprimtarinë
me zell të shumëfishuar si punëtor i Ungjillit, edhe pas kësaj korrjeje të begatë.
Shën
Eleuteri, dishepull i Shën Medardit, luftoi kundër heretikëve dhe paganëve e qe vra
prej Arianëve. Vdiq në Tournai e u varros në katedralen vendase, që u në menjëherë
cak shtegtimesh së përshpirtshme. Po përmendim se Eleuterio u quajt edhe një papë
shenjt, që drejtoi Kishën nga viti 175 deri në 189 e që kremtohet më 26 maj.