2015-02-20 18:29:01

Libi: Atentati i ri i Is shkakton vdekjen e 40 personave


Libia, ende në kaos: një atentat i trefishtë, në lindje të vendit, me autor milicët e Is, shkaktoi më se 40 të vdekur e 70 të plagosur. Shteti islamik e pushtoi krejtësisht Sirten, duke shpallur, nga ora 20.00, ndalimin e plotë të qarkullimit.
Tri autobomba, pothuajse njëkohësisht, shpërthyen në Al Qubah, qytet në lindje të Libisë, duke shkaktuar dhjetra viktima, gati të gjithë civilë: është akti i fundit i terrorit, kryer në vendin veriafrikan nga Shteti Islamik, i cili vijon të fitojë terren. Atentati mori në shënjestër sidomos shtabin e sigurisë dhe një stacion shërbimi.
Në Sirte, tashmë në duart e xhihadistëve, me urdhër të Is, sonte do të hyjë në fuqi ndalimi i qarkullimit. Kryeministri Al Thani akuzon deputetët e parlamentit të Tripolit për refuzimin e dialogut lidhur me paqësimin e vendit përmes OKB-së. Dhuna është në rend të ditës edhe në frontin irakian: këtu, vetëm javën e fundit, xhihadistët vranë 150 vetë.
Washingtoni nuk e përjashton mundësinë e pjesëmarrjes në sulmin për çlirimin e kryeqytetit të Mosulit, ku besohet të jenë ngujuar rreth dy mijë xhihadistë sunnitë, ndërsa një sulm krejtësisht irakian mund të realizohet në maj, në përfundim të fazës së stërvitjes.
Dhuna e Is vijon të shtegtojë edhe në faqet e internetit, me kërcënime të drejtpërdrejta kundër Romës.
“Duhet të jemi të bashkuar, për ta luftuar plagën e terrorit”, tha dje presidenti amerikan, Barack Obama, që e akuzoi Shtetin islamik për genocid.







All the contents on this site are copyrighted ©.