2015-02-19 15:54:45

Papa Bergoglio: kontributi i Kishës në respektimin e laicizmit të Shtetit


Papa Françesku vë në dukje kontributin e Kishës në respektimin e laicitetit të Shtetit, pa harruar autonominë e jetës tokësore. E bën këtë në mesazhin, drejtuar besimtarëve brazilianë, me rastin e Fushatës së 52-të kreshmore të Vëllazërimit, organizuar nga Konferenca ipeshkvnore e Brazilit, me temë: “Vëllazërim: Kisha e shoqëria”. Bergoglio, në mesazh, i nxit të gjitha realitetet të japin ndihmesën, që u takon: “Secili duhet ta bëjë pjesën e vet, duke nisur nga shtëpia e tij, nga puna e tij, nga njerëzit me të cilët lidhet e bashkëpunon çdo ditë. E konkretisht, duhet të ndihmojmë më të varfrit e më nevojtarët”.
Dje paradite, njofton një notë e Vatikanit, Papa priti në audiencë Ricardo Lewadovski-n, kryetar i Gjykatës së Lartë Federale të Brazilit.







All the contents on this site are copyrighted ©.