Më 19 shkurt kalendari kujton shën Konradin, oshënar
Më 19 shkurt kalendari kishtar përkujton shën Konrad Konfalonierin, oshënar. Konradi
lindi në Piaçenca në vitin 1290, nga një familje fisnike, e këndej jetonte sipas rangut
familjar, mes dëfrimeve e nderimeve. Në moshën njëzetepesë vjeçare, ndërsa ishte në
gjueti, bashkë me shërbëtorë, e duke ndjekur një lepër, që ishte strukur në një kaçubë,
e futi zjarrin; mirëpo flaka, e ushqyer nga era, shkaktoi dëme të mëdha në tokat e
afërta të mbjellura e shkatërroi gjithçka.
Duke mos arritura ta shuanin zjarrin,
u kthye në shtëpi plot trishtim. Kur ngjarje u përhap në qytet, rojet e Galeazzo Viscnontit,
zotit të Piaçencës, shkuan në vend të ngjarjes, e aty gjeten një njeri, cilin e fajësuan,
e sollën në gjyq, ku qe dënuar me vdekje, sepse dëmi ishte tejet i madh. Konradi u
informua për dënimin e padrejtë, e liron fatkeqin, ballafaqohet me hidhërimin e reagimin
e Viscontit, i cili, duke mos pasur mundësi ta dënonte me vdekje sepse ishte fisnik,
i mori pasuritë e tij që kishte në qytet e jashtë, duke e reduktuar në varfëri të
skajshme. Konradi, i zhveshur nga pasuritë materiale të kësaj bote, vendosi t’i shërbente
Zotit. Shën Konradi e shpenzoi gjithë pasurinë e trashëguar nga familja për të
vënë në vend dëmin që i kishte bërë një pylli e are në brigjet e lumit Po, të cilit
i pati dhënë zjarr për të trembur egërsirat, ndërsa kishte dalë për gjah. Gjahu qe
pasioni i tij i madh, prandaj edhe njihet si Pajtor i gjahtarëve.
Shtegton
në Romë, e shkon në Sicili, në Noto, ku jetoi në vetmi oshënare në lutje, pa lënë
anash kontaktet me banorët e qytetit Noto. Jeta e tij ishte lutje dhe punë krahu,
për të jetuar e për t’i ndihmuar të varfrit. Konradi që qe strehuar për pendesë,
në një shpellë, dilte nga shpella vetëm të Premten e Madhe të Pashkëve për të shkuar
në Kishën më të afërme, atë të Shën Kollit, në Noto, e për t'iu lutur Zotit bashkë
me bashkësinë e krishterë. Ndërroi jetë më 19 shkurt të vitit 1351 dhe u varros në
të njëjtën Kishë, e cila që nga viti 1844 u ngrit në rang Katedraleje. Emri i shën
Konradit përdoret rrallë ndër shqiptarë.