O Zot, nuk është e nevojshme që të them se kam gabuar. Ti e njeh mëkatin tim, e
sheh trishtimin tim dhe jetën time të lodhur. Nuk e kam jetuar fjalën tënde, nuk
e kam ruajtur të pastër shpirtin. U kam bërë keq të tjerëve, jam lidhur me gjërat
e kësaj bote. Por, ti, o Zot, je i mirë dhe unë e thërras mirësinë tënde. Vetëm
ti e di se për çfarë kam nevojë. Vullneti është i dobët, zemra jo e qëndrueshme, dhe
jo gjithmonë arrit ta shmang mëkatin. Por s’dua të vazhdoj të jetoj kështu. Largoje,
o Zot, çdo të keqe nga zemra ime. Mos me largo miqësinë tënde, dhe më jep prapë
gëzimin për të rifilluar. Të falënderoj, o Zot, sepse më do siç jam, më pranon
deri në fund, fal gjithmonë çdo mëkat timin. Amen.