2015-02-17 10:19:25

Papa Françesku: Zoti i pranoftë si martirë koptët e vrarë


“Po e ofrojmë këtë Meshë për 21 vëllezërit tanë koptë, të therur vetëm pse ishin të krishterë”. Me këto fjalë e nisi Papa homelinë e Meshës së sotme, kremtuar në Kapelën e Shtëpisë së Shën Martës. “Të lutemi për ta, vijoi Ati i Shenjtë, që Zoti t’i pranojë si martirë, për familjet e tyre e për vëllain tim, Tawadros, që vuan aq shumë”.
Françesku e pati shprehur që mbrëmë, në një telefonatë me Papën Tawadros, ndjetin për t’u lutur, në Eukaristinë e mëngjesit të sotëm, për të krishterët e vrarë:
”Të jesh për mua mbrojtje, o Zot, shkëmbi im e fortesa ime, që më shpëton, sepse ti je mburoja ime e streha ime: më prij, për dashuri të emrit tënd!”- ishin fjalët domethënëse të liturgjisë!







All the contents on this site are copyrighted ©.