2015-02-17 10:20:11

Mëkëmbësi apostolik i Tripolit: do të rri këtu, nuk mund t’i lë të krishterët


Do të mbetet në Libi, edhe pse situata duket gjithnjë më e vështirë. Nuk mund të iket nga vendi i misionit: është kjo, dëshmia që jep imzot Giovanni Innocenzo Martinelli, mëkëmbës, apostolik i Tripolit, françeskan. Ta dëgjojmë, në mikrofonin e Radios sonë:

Përgjigje: - Jemi gati ta dëshmojmë atë që jemi e atë, që bëjmë.
Pyetje: - Pra, ju do të rrini në Libi?
Përgjigje: - Duhet të mbetem këtu. E si mund t’i lë të krishterët vetëm, pa askënd?
Pyetje: - A kanë frikë të krishterët?
Përgjigje: - Natyrisht që nuk mund të mos kenë frikë. Këtu është një grup filipinësh. Me ta do të jemi dëshmitarë të Fjalës, që na thotë Jezusi. Do të bëjmë atë, që do të na thotë. E mjaft.
Pyetje: - Ju personalisht, a keni frikë?
Përgjigje: - Po… nuk di si të them. Nuk besoj. Po të mos ishte feja, nuk do të ishim këtu.
Pyetje: - Xhihadistët janë tashmë në Tripoli…
Përgjigje: - Po, janë në Tripoli, sigurisht.
Pyetje: - Ju, mund të dilni lirisht?
Përgjigje: - Mund të dalim. E ndosha pa pritë pa kujtuar mund të na kapin e të na thonë: “Ti je kundër islamit”... e mjaft. Jemi në një situatë të dyshimtë: e kjo, për mungesë dialogu: ka munguar dialogu për shumë kohë, tani duhet fituar kjo kohë e humbur. Duhet ta nisim gjithçka nga e para.
Pyetje: - Dëshironi të bëni ndonjë thirrje?
Përgjigje: - Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e aftë të nisë dialogun me këtë vend, që është i përçarë, të nisë një dialog, për të gjetur unitetin e brëndshëm. Menduam të marrin petrolin, menduam vetëm për interesat tona, duke harruar fare se duhet edhe dialogu njerëzor, i sinqertë, ndërmjet palëve.
Pyetje: - Tani xhidadistët thonë: “Jemi në jug të Romës”
Përgjigje: - Po, në Tripoli.
Pyetje: - Spas jush, a rrezikohet Italia?
Përgjigje: - Po, Italia, nuk di si të them. Të gjithë italianët kanë ikur. Janë nisur të gjithë. Unë jam françeskan e Shën Françesku thotë: kush do të shkojë ndërmjet saraçenëve, duhet të lërë gjithçka e të niset. Jemi këtu në emër të Zotit e të Shën Françeskut, me dëshirën për ta dëshmuar Jezusin në stilin e Shenjtit të paqes e të mirave.
Pyetje: - Shpresa juaj?
Përgjigje: - Kam shpresë në ndokënd, që dëshiron ta ndihmojë këtë popull: në se është kush, të dalë në shesh e të na ndihmojë të kthehemi në jetën normale, në dialog vëllazëror ndërmjet qytetërimeve. Nuk është gjë e lehtë tani; nuk është e lehtë. Por mendoj se është udha e vetme për ta bërë të mundshëm këtë takim… Tani ka rëndësi të kuptojmë ç’mund të bëjmë për këta njerëz…
Pyetje:- Edhe vendet arabe… ç’mund të bëjnë vendet islamike?
Përgjigje: - Të lumtë! Po, pikërisht vendet arabe, myslimanët, mund të bëjnë diçka, që të gjejmë, më në fund, pak paqe.
Pyetje: - Njerëzit pyesin: “Kush fshihet pas xhihadistëve? Kush u jep para?
Përgjigje: - Ehhhh…. Është nafta pas! Puset e petrolit të Libisë, të Gjirit Persik e etj. etj.… Atje duhet kërkuar përgjigjja.







All the contents on this site are copyrighted ©.